Dy barna të reja kundër kancerit melanoma

E Mërkurë, 08 Qershor 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Para pak ditësh, në një konferencë të mjekëve onkologë në Çikago, shkencëtarët paraqitën studime rreth dy ilaçeve të reja, Vemurafenib dhe Yervoy. Ata thonë se ilaçet nuk e kurojnë Melanomën, por zgjasin dukshëm jetëgjatësinë e pacientëve të prekur nga ky kancer vdekjeprurës. Rezulatet e studimeve u botuan edhe në faqen internetike të revistës mjekësore të Nju Englandit.

Në njërin studim, ilaçi eksperimental Vemurafenib tregoi efekte shumë të shpejta pozitive tek personat me shkallë të avancuar kanceri në lëkurë. Ilaçi Vemurafenib synon të godasë një gjen të ndryshuar (mutacion), që gjendet në 50 përqind të të gjitha llojeve të Melanomës. Ilaçi Vemurafenib është zhvilluar nga firma Genentech and Plexxikon. Në një njoftim në Twiter, zëdhënësit e kësaj firme me bazë në Kaliforni thonë se dalja në treg e ilaçit të ri varet nga vendimi që do të marrë agjencia federale për kontrollin e barnave (FDA).

Studimi i dytë provoi ilaçin Yervoy të prodhuar nga firma Bristol-Myers Squib. Ky ilaç u miratua në muajin mars për pacientët e sapo diagnostikuar me melanoma. Yervoy përdoret si terapi për sistemin imunitar të pacientëve.

Ekspertët thonë se ilaçet e reja nuk përbëjnë kurë për Melanomën. Por doktor Lynn Schuchter i Universitetit të Pensilvanisë, i tha the Associated press,- se Vemurafenib dhe Yervoy krahas lehtësimeve që u sjellin pacientëve, përdoren edhe si bazë a pikënisje për zhvillimin e barnave më të suksesshëm. Sipas shoqatës amerikane të kancerit, vitin e kaluar, kanceri melanoma morri jetën e 8 mijë e 700 amerikanëve, ndërsa numrit të personave me këtë sëmundje gjatë vitit 2010, iu shtuan edhe 68 mijë të tjerë, burra e gra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2011
M T W T F S S
« May   Jul »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930