Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i publikuar në revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane identifikon periudhat e jetës kur historia famijljare e kancerit ka më shumë të ngjarë të ndikojë në ndryshimin e shkallës së rrezikut të kancerit për individin. Studimi rekomandon që personat me histori kanceri në familje duhet ttë kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore pasi kjo krijon mundësi për zbulimin e kancerit që në fazën fillestare.
Autorët e studimit rishikuan të dhënat nga 15 mijë pacientë me kancer. Ata zbuluan ndryshime thelbësore në histori me kancer në zorrën e trashë, gji dhe prostat, midis moshës 30 dhe 50 vjeç.
Sipas studimit, përqindja e personave midis moshave 30 e 50 vjeç që ishin nxitur a këshilluar të kryenin më shpesh kontrolle mjekësore për kancer u rrit deri në 30 përqind. Autorët e studimit rekomandojnë që historia familjare e kancerit për një pacient duhet të përditësohet të paktën çdo 5 deri në 10 vjet.