Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ekspertët thonë se kërkimet e një kure për Alzheimerin kanë ngecur, prandaj propozojnë një përqasje ndryshe; jo për t’a kuruar sëmundjen por për t’a parandaluar atë. Nëpërmjet një studimi, ata përcaktojnë rreziqet kryesorë që njeriu është në gjendje t’i shmangë ose kontrollojë. Autorët e studimit janë të bindur se një jetesë e shëndetëshme pakëson gjasat për zhvillimin e Alzheimerit. Ata nënvizojnë 7 faktorë për të cilët besojnë se lidhen me zhvillimin e demencës (humbje e kujtesës, degradim i trurit). Dy prej faktorëve kryesorë janë Depresioni dhe Inaktiviteti fizik, pasuar nga Duhani, Tensioni i gjakut, Mbipesha, Diabeti dhe Inaktiviteti i trurit. Nga studimi duket se këta faktorë rreziku janë të shmangshëm, të trajtueshëm, të ndryshueshëm dhe të kontrollueshëm, prandaj shumë mjekë e cilësojnë studimin si “thirrje për veprim”.
Nëse përcaktimi i 7 faktorëve të rrezikut nga Alzheimeri është i saktë, atëherë shpresa ekzistojnë. Autorët e studimit thonë se nëse njerëzit pakësojnë faktorët e rrezikut 25 përqind; 25 përqind më pak duhan, 25 përqind më shumë ushtrime mendore, ata do të parandalonin 50 përqind të rasteve të Alzheimerit.
Mesazhi i studimit del qartë; jo duhan, më shumë ushtrime mendore dhe më pak kohë qëndrimi shtrirë në divan.
One response to “Plan i ri për të luftuar Alzheimerin”
Astrit Lulushi pasqyron ne shkrimet e tij, te cilat i marrim permes “Zerit te Amerikes”, çeshtje shendetsore te perditshme dhe na ndihmon t’i parandalojme ose t’u ruhemi duke u munduar edhe te interesohemi per semundjet e trashegueshme. Faleminderit.