Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Rreziku për prekjen nga sëmundja COPD është më i lartë sesa rrezikui i prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe disa lloj kanceresh.
COPD quhet shkurtimisht bllokim kronik i mushkërive. Një studim i ri tregon se COPD perben kërcënim më të madh sesa sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
COPD përfshinë një sërë sëmundjesh që prekin mushkëritë, si bronkiti kronik dhe emfizema.
Simptomat janë vështirësi në frymëmarrje, gulçim dhe kollitje kronike që prodhon mukozë dhe që nganjëherë quhet gabimisht si “kollë e duhanpirësit.”
Një studim i ri botuar në revistën mjekësore Lancet tregon se 1 në çdo 4 persona 35 vjeç e lart kanë gjasa të preken nga COPD-ja në jetën e tyre, e krahasueshme kjo me diabetin dhe astmën.
Shkencëtarët vëzhguan 13 milionë kanadezë gjatë një periudhe prej 14 vjetësh.
Ata zbuluan se rreziku për prekje nga COPD-ja ishte;
2 herë më i lartë sesa i prekjes nga sëmundjet e zemrës
3 deri në 4 herë më i lartë sesa rreziku i prekjes nga kanceri i gjirit tek gratë dhe nga kanceri i prostatës tek burrat
Mbi 7 herë më i lartë sesa rreziku i prekjes nga kancere të tjerë
Ekspertët thonë se deri në vitin 2030, COPD-ja pritet të jetë shkaku i tretë më përhapur i vdekjeve në botë.
One response to “Shtohet rreziku i prekjes nga sëmundja COPD”
Kur mjeksia botërore dotë merret me semundje te tilla per ti parandaluar ato?