Analizë e re për gratë dhe goditjet në zemër

E Martë, 27 Shtator 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri nga shkencëtarë në universitetin e Nju Jorkut tregon faktin tronditës se deri në 100 mijë gra mund të kenë pësuar goditje në zemër dhe analizat aktuale nuk kishin arritur t’i zbulonin. Studimi ngre pyetjen “Pse?” dhe ofron disa këshilla.


Carolyn Brown është 64 dhe pas 3 goditjeve në zemrës ndjehet me fat që është gjallë. Mjekët nuk kishin mundur të zbulonin se me zemrën e saj diçka ishte gabim. Ata i kishin thënë se nuk kishte gjë, dhe ajo u kthye në shtëpi e bindur se ishte mirë me shëndet.

Para se të pësonte goditje në zemër, Karolina kishte shkuar në klinikë, duke u ankuar për dhimbje në gjoks e vështirësi në frymëmarrje. Mjekët i bënë një angiogram, analizë standarte, për të parë se mos kishte ndonjë arter të bllokuar. Por analiza nuk tregoi gjë. Mjekët i thanë se ajo ishte mirë dhe nuk kishte nevojë për trajtim.

Studimi ngre shqetësimin edhe për faktin se raste të tilla ndodhin veçanërisht tek gratë. Angiogrami është shumë i efektshëm për zbulimin e arterieve të bllokuar tek burrat. Por tek gratë, një goditje në zemër mund të ndodhë edhe kur pllagëzat grumbullohen përgjatë mureve të brendshme të arterit. Këto pllakëza mund të shkaktojnë një bllokim vdekjeprursë – por analiza me angiogram tek gratë nuk i sheh këto pllakëza dhe tregon se arteri është i hapur.

Por kur mjekët përdorën një tjetër analizë me ultratinguj intravaskular për të parë arteriet e Karolinës, ata zbuluan pllakëza kolesteroli që shkaktonin problemin. Analiza me ultratinguj intravaskular nuk aplikohet në të gjitha spitalet. Studimi këshillon që nëse gratë kanë simptoma paraprake të një goditjeje në zemër, ato duhet t’i kërkojnë mjekut sqarime para se të shkojnë në shtëpi pa marrë ndonjë trajtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2011
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930