Mbajtja e një lloj diete, faktor kyç për humbje të peshës trupore

E Hënë, 06 Shkurt 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz marrin zotime, premtojnë, por shpesh lëkunden, heqin dorë, siç ndodh me dietën për të rënë nga pesha – ajo fillohet, ndërpritet, ndryshohet dhe përsëri…çdo gjë nga e para, pa efekt. Nëse programe të ndryshme diteash krijojnë mëdyshje, se cila prej tyre është më e mitë a duhet ndjekur, një studim i kohëve të fundit sugjeron se gjëja më e mirë është që dieta e filluar të ndiqet deri në fund, pa e ndërruar me dietë tjetër.

Në studim u përfshinë disa qindra persona mbipeshë të cilët u  ndanë në 4 grupe me 4 dieta të ndryshme – proporcionalisht të përbëra me proteina, yndryna dhe karbohidrate – me synimin për të humbur 750 kalori në ditë.

Pas 6 muajsh pjesëmarrësit kishin humbur 5 kg dhjam dhe thuajse 3 kg masë indesh. Pas dy vitesh, ata ruajtën një humbje peshe prej 4 kg, përfshi humbjen e 2 kg dhjam më pak në pjesën e barkut.

Studimi nuk zbuloi ndonjë dallim në humbje peshe ose në pakësim dhjami mes 4 dietave. Kyçi i rënies nga pesha, thotë studimi, është respektimi i një lloj diete nga fillimi deri në fund. Me fjalë të tjera, nuk ka rëndësi se si fitohen kaloritë – nga yndyrnat, karbohidratet ose proteinat – por si pakësohen ato. Rezultatet e studimit u botuan në “American Journal of Clinical Nutrition”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2012
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829