Glaxo Smith-Kline, probleme me ligjin

E Martë, 03 Korrik 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kompania farmaceutike Glaxo Smith-Kline, ka një problem të madh me autoritetet – ajo akuzohet që se u ka dhënë mjekëve ryshfete për të shitur barnat e saj.

Autoritetet thonë se firma Glaxo Smith-Kline ka shkelur ligjin, pasi u ka ofruar mjekëve pushime në Hawai, bileta për koncerte të Madonës dhe udhëtime gjahu fazanësh në Evropë, me kusht që t’u shisnin pacientëve barna të kësaj kompanie. Prokurorët federalë thonë se me këto veprime, firma Glaxo Smith-Kline ka vënë përfitimet përpara sigurisë së shëndetit të njerëzve, duke ndërmarrë fushata për reklamime barnash që nuk janë provuar si të efektshme.

Ndër akuzat përfshihen
– Shitja e ilaçit Paxil për trajtimin e depresionit tek pacientët nën 18 vjeç, edhe pse Administrata e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) kurrë nuk e ka miratuar këtë ilaç për përdorim tek fëmijët. Glaxo Smith-Kline e bëri këtë, pavarësisht se ka të dhëna se Paxil mund nxitë mendime për vetëvrasje mes të rinjëve.

– Shitja i ilaçit Wellbutrin për të humbur peshë dhe trajtim të impotencës – pavarësisht se ky ilaç kurrë nuk është miratuar për këtë qëllim.

– Reklama të fuqishme për ilaçin Avandia kundër diabetit – por pa i treguar Administratës së Ushqimeve dhe Barnave rezultatet e studimeve që Glaxo Smith-Kline ka kryer dhe që tregojnë se Avandia mund të shkaktojë goditje në zemër.

Doktor Steven Nissen i Klinikës së Klevelandit thotë se nëse mjekët do t’a kishin ditur se këto të dhëna nuk i ishin dërguar Administratës së Ushqimeve dhe Barnave, ata nuk do t’ia kishin rekomanduar Avandian pacientëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2012
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031