Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një lajm i mirë rreth sëmundjes së Parkinsonit. Duket se disa filxhanë me kafe mund të ndihmojnë lehtësimin e disa simptomave.
Semundja e Parkinsonit godet sistemin nervor qendror, me simptoma të tilla si pagjumësi, dridhje gjymtyrësh, ngurtësim të muskujve, dhe vështirësi për të ecur dhe lëvizur.
Studimeve të mëhershme kanë treguar se personat që pijnë kafe janë më pak në rrezik të preken nga Parkinsoni. Tani, një studim i ri në revistën “Neurologji” zbulon se kafeina mund të ndihmojë edhe personat e prekur nga kjo sëmundje duke lehtësuar disa prej smptomave.
Gjatë studimit, 60 personave iu dhanë ose placebo ose kafeinë në doza të barabarta me 2 deri 4 filxhanë me kafe në ditë.
Pas 6 javësh, ata që morën kafeinë ishin njësoj të pagjumë por kishin përmirësim modest të simptomeve lidhur me lëvizshmërinë.
Autorët bëjnë thirrje për studime të mëtejshme rreth kafeinës për pacientët me Parkinson.