Mjekët thonë ‘mos i pastroni veshët’

E Premte, 10 Gusht 2012
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dëgjoni se ç’thuhet: Njerëzit që janë të prirur për të pastruar veshët nga brenda, duhet të heqin dorë menjëherë nga ky zakon – veshët pastrohen vetë.

Futja e një shtupe pambuku apo ndonjë gjë tjetër në vesh – është veprim jo vetëm i pashëndetshëm – por edhe i rrezikshëm.

Shumica e njerëzve fillojnë të zhbirojnë veshët – duke shpresuar për të hequr dyllin e krijuar në kanalin e veshit. Dylli i veshit, megjithatë, është i butë dhe si rrjedhim del jashtë vetëvetiu.

Duke kruajtur a zhbiruar veshin me një kunj druri të mbështjellë më pambuk, personi nuk bën gjë tjetër veçse e shtyn dyllin më thellë brenda në vesh – kjo mund të rezultojë në një udhëtim në zyrën e mjekut.

Bllokimi nga dylli është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dëgjimit. Gjithashtu, duke ngacmuar kanalin e veshit krijohen gjasat për dëmtimin ose çarjen e daulles së veshit.

Dylli në vesh ekziston për një arsye; për të mbrojtur veshët nga pluhuri, grimcat e vogla dhe bakteret. Dylli mbron edhe lëkurën delikate të kanalit të veshit nga ngacmimet ose pezamtimet nga uji gjatë larjes.

Pra shprehja “pastro veshët” duhet kuptuar vetëm si; pastro me kujdes pjesën e jashtme të veshëve duke përdorur një peshqir të lagur me ujë e sapun dhe pastaj thjesht fshie me peshqir të thatë.

One response to “Mjekët thonë ‘mos i pastroni veshët’”

  1. Driton Live says:

    shum e shendetshem keto hapa nga mjeket se ne jo qe i pastrojm e fusim gishtat po ndosh edhe gjeat tjera primitive siq jan luget, shtagat etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2012
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031