Asprina, armë e re e mundshme në luftën kundër kancerit

E Shtunë, 11 Gusht 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Aspirina është ilaçi më i njohur – gjendet në kabinetet mjekësore në çdo familje në të gjithë botën – dhe prej saj mund të vijnë disa përfitime.

Përveç përdorimit kundër dhimbjeve, disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se aspirina – qoftë edhe në doza të vogla për fëmijë ose për të rritur – mund të pakësojë 50 për qind rastet e vdekshmërisë nga kanceri gjatë përdorimit të një periudhe 10 vjeçare.

Megjithatë, studime të tjera kanë gjetur se aspirina nuk ka ndonjë efekt në pakësimin vdekshmërisë nga kanceri. Por një studim i ri në revistën e Institutit Kombëtar të Kancerit i hedh edhe një tjetër vështrim kësaj çështjeje.

Autorët thonë se kanë zbuluar se marrja e 1 aspirine në ditë mund të pakësojë rastet e vdekshmërisë nga kanceri, por jo në atë shkallë sa pretendojnë studimet e herëshme.

Por edhe kështu, ata thonë se studimi i tyre është një mbështetje shtesë për përfitimet e mundshme të aspirinës kundër kancerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2012
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031