Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Gërhitja tek fëmijët e moshës parashkollore mund të çojë në sjellje të keqia
Një studim në revistën “Pediatrics” thotë se gërhitja mund të jetë një shenjë për të treguar kujdes.
Shkencëtarët pyetën rreth 250 nëna se sa shpesh gërhisnin fëmijët e tyre të moshës 2 – 3 vjeç.
Rezultatet treguan se fëmijët që gërhisnin më shumë se dy herë në javë kishin përgjithësisht probleme më të shumta në sjellje, veçanërisht;
– Hiperaktivë
– Depresivë
– Kërkonin më shumë vemendje
Studimi gjithashtu gjeti një lidhje të fortë ndërmjet gërhitjes së vazhdueshme dhe;
– Statusit të ulët socio-ekonomik
– Ushqimit me gji për më pak se 12 muaj
– Ekspozimit më të lartë ndaj tymit të duhanit
Autorët e studimit thonë se prindërit dhe mjekët pediatër duhet t’i kontrollojnë fëmijët 2 – 3 vjeçarë për gërhitje të vazhdueshme, pasi kështu mund të ndihmojnë për parandalimin e problemeve në sjellje ndërsa fëmijët rriten.