Demenca ose degradimi mendor

E Premte, 17 Gusht 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri thotë se qëndresa ndaj sëmundjes së demencës mund të jetë gjenetike.

Studim i publikuar në revistën Neurology tregon se disa familje mund të kenë në organizëm një mjet mbrojtës nga demenca, dhe se niveli i lartë i një proteine ​​të quajtur CRP  ose  C-reaktive, mund të jetë burimi i kësaj mbrojtjeje..

Shkencëtarët shqyrtuan  277 veteranë – 75 vjeç e më të moshuar – pa shenja të demencës. Ata matën nivelin e proteinës C-R-P dhe gjithashtu intervistuan më shumë se 1 mijë e 300 të afërm të tyre – dhe zbuluan se vetëm 40 për qind e tyre vuanin nga demenca.

Pastaj, shkencëtarët e përsëritën studimin – këtë herë duke shqyrtuar 51 persona 85 vjeç e sipër që nuk kishin asnjë shenjë të demencës. Përsëri ata matën nivelin e proteinës C-R-P dhe anketuan të afërmit e tyre.

Në të dy studimet doli se personat me nivel të lartë proteine CRP kishin mesatarisht 30 për qind më pak të ngjarë të kishin një të afërm me demencë.

Nisur nga kjo, autorët e studimit thonë se njerëzit e moshuar që kanë nivel të lartë të proteinës CRP dhe pa shenja të demencës, duhet të jenë rezistentë ndaj kësaj sëmundjeje, ashtu si edhe të afërmit e tyre.

Ekspertë të tjerë thonë se rezultatet janë me të vërtetë premtues, por duhen mbështetur nga më shumë prova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2012
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031