Fëmijët dhe tymi i duhanit

E Martë, 21 Gusht 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi të ri, 60 për qind e fëmijëve të moshës 3 deri 12 vjeç ekspozohen rregullisht ndaj tymit të duhanit. Studimi gjithashtu sjell prova të reja rreth dëmit që sjell ky ekspozim.

Studimi në revistën “Tobacco and Nicotine Research” shqyrtoi 38 fëmijë të shëndetshëm të moshës 10 deri 17 vjeç.

Rreth gjysma e tyre ishin ekspozuar tërthorazi ndaj tymit të duhanit në shtëpi.

Për të krahasuar reflekset e kollitjes, shkencëtarët u dhanë fëmijëve një ngacmues kolle.

Rezultatet treguan se fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit kishin nevojë për dozë dy herë më të lartë të këtij ngacmuesi për t’i bërë ata të kolliteshin.

Dhe këtu qëndron problemi, sepse kollitja mbron mushkëritë nga toksina të dëmshme – dhe fëmijët e ekspozuar ndaj tymit reagojnë me vonesë me kollitje, gjë që shton gjasat e tyre për të marrë pneumoni ose bronkit.

Rezultatet gjithashtu mund të ndihmojnë të shpjegohet se fëmijët e duhanpirësve kanë më shumë gjasa të bëhen duhanpirës pasi ata janë më pak të ndjeshëm ndaj irritimit nga tymi i duhanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2012
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031