Studim – truri dhe të folurit

E Mërkurë, 22 Gusht 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles (UCLA), në bashkëpunim me Institutin izraelit të Teknologjisë (Technicon), kanë zbuluar kodin se si qelizat e trurit shifrojnë shqiptimin e zanoreve individuale në të folur.

Zbulimi mund të çojë në teknologji të re për të ndihmuar njerëzit që kanë humbur aftësinë e të folurit si pasojë e paralizave ose sëmundjeve të tjera.

Sipas teorisë, qelizat e trurit nxiten para se trupi të kryejë një veprim dhe nëse këto modele të aktivitetit në tru shifrohen ato mund edhe të deshifrohen duke u shndërruar në të folur.

Shkencëtarët ndoqën gjendjen e 11 pacientëve epileptikë që kishin elektroda të implantuar në tru për të identifikuar origjinën e krizave epileptike. Ata regjistruan veprimtarinë e neuroneve ndërsa pacientët shqiptonin një nga zanoret ose rrokje që përmbajnë zanore. Shkencëtarët gjetën dy fusha në tru – ‘gyrus superior temporal’ dhe një rajon në lobin e mesëm ballor  – ku neuronet lidheshin me të folurin.

Neuronet në ‘gyrus superior temporal’ iu përgjigjën të gjitha zanoreve, ndonëse me ritme të ndryshme. Në të kundërtën, neuronet përgjegjëse për vetëm një ose dy zanoreve ndodheshin në rajon mesor ballor.Kjo sugjeron një mundësi për njerëzit të cilët janë fizikisht jo në gjendje të flasin për të shprehur emocionet e tyre.

Në të ardhmen, shkencëtarët besojnë se, duke krijuar pajisje neuro-protezë ose tru mekanik-implantues që të deshifrojë kodin e veprimit të neuroneve, personi që ka humbur aftësinë e të folurit mund të jetë në gjendje të komunikojë përsëri.

Studimi u botua në numrin e gushtit të revistës ‘Nature Communications

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2012
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031