Shpërdorimi i alkoholit varet sa larg ndodhet pijetorja

E Premte, 09 Nëntor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kur njeriu mbaron një punë, ka të ngjarë të pijë një gotë – nga gëzimi ose nga lodhja, stresi a dështimi. Dhe kështu lind pyetja; A mund t’a teprojë njeriu në të pirë nëse e ka shtëpinë afër një bari?

Një studim në revistën mjekësore “Addiction” sugjeron një lidhje midis vendit ku personi var pallton (shtëpia) dhe vendit ku rrokullis një gotë (pijetorja).

Shkencëtarët në Finlandë morrën në shqyrtim për 7 vjet rreth 5 mijë e 500 persona të rritur.

Ata zbuluan se një person i cili banonte vetëm 1 kilometër metra larg nga një bar kishte një shans 17 për qind më të lartë për t’u bërë pijanec.

Si pijanec, ekspertët karakterizojnë një person që konsumon më shumë se 300 gram alkohol te distiluar në javë, për meshkuj, dhe rreth 210 gram për femrat.

Mes njerëzve që banonin mesatarisht 400 metra nga një pijetore, rreth 9 për qind e tyre ishin bërë pijanecë.

Dhe nga ata që jetonin më larg – 2 kilometra nga një bar – 7.5 për qind kishin krijuar varësi ndaj pijeve alkoholike.

Sipas studimit, sa më afër një bari ose dyqani që shet pije alkoholike që jetonin, aq më të prirur ishin njerëzit për t’u bërë pijanecë.

Autorët e studimit thonë se të dhënat e tyre nuk vërtetojne lidhjen shkak-pasojë midis shpërdorimit të alkoholit dhe barit më të afërt. Por shoqërimi i të dyjave është i dukshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2012
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930