Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Gratë dhe vajzat që pinë duhan janë në rrezik në rritje për t’u prekur nga osteoporoza, sëmundje që shkakton dobësimin e kockave deri në thyerje.
Dihet se osteoporoza prek gratë më shpesh sesa burrat. Ndërsa, një studim i ri në revistën “Journal of Adolescent Health” zbulon se vajzat që pinë duahan e fusin veten edhe më në rrezik për osteoporozë.
Shkencëtarët morrën në shqyrtim për 3 vjet, 262 vajza të shëndetëshme mes moshës 11 – 17 vjeç. Me kalim e kohës, tek vajzat që pinin duhan u vu re një rënie e densitetit të kockave – densiteti i ulët mund të çojë në shtimin e rrezikut për prekje nga osteoporoza në moshë më të rritur.
Vitet e adoleshencës janë kyçe në formimin e kockave, veçanërisht për femrat – kockat e një vajze forcohen në dy vitet e para të ciklit të periodave aq sa ato dobësohen në 40 vitet e fundit si e moshuar.
Gratë e fillojnë jetën me densitet kockash më të ulët sesa burrat, dhe ato humbasin masën e kockave shumë më shpejt ndërsa moshohen.
Dihet se duhani është i dëmshëm në përgjithësi. Por autorët e studimit thonë se këto rezultate duhen parë si arsye tjetër që vajzat adoleshente të mos pinë duhan, nëse nuk duan të ndihmojnë në dobësimin e kockave të tyre kur të moshohen.