Festat, dhuratat dhe personi brenda vetes

E Mërkurë, 19 Dhjetor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndërsa festat e fund-vitit po afrojnë, shumë njerëz mendojnë se çfarë të blejnë për të dashurit e tyre, ose për veten. Shtrohet pyetja; cila është psikologjia që qëndron pas blerjes së dhuratës?

Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit narcistikë duan të blejnë dhurata, si për të tjerët edhe për veten e tyre, për t’u dalluar mbi të tjerët.

Narcisizëm shpesh do të thotë egoizëm, kotësi, mendjemadhësi. Për një grup shoqëror, shprehja ‘narcisizëm’ përdoret ndonjëherë për të treguar elitizmin ose indiferencën për gjendjen e të tjerëve.

Një grup prej 4 studimesh kryer nga shkencëtarë të universitetit Southampton në Britani, hetoi pse konsumatorët narcistikë zgjedhin një mall të caktuara dhe në ç’mënyrë ndikojnë ndjenjat e tyre në këtë blerje. Në studim morrën pjesë vullnetarë nga dy universitete; një në Korenë e Jugut dhe një ne Kanada.

Duke përdorur pyetësorë online, pjesmarrësve iu kërkua të përshkruanin sjelljen e tyre si konsumatorë – për shembull, pse ata blenin një produkt të caktuar dhe si ishin ndjerë pas blerjes. Përgjigjet treguan se narcisizmi kishte luajtur rol kryesor për të blerë produkte me qëllim për të fryrë egon e tyre.

Narcisizmi qëndronte pas interesit a vendmmarrjes së tyre për blerjen e një malli, dhe se pjesëmarrësit në studim me ndjenjë më të fortë narcisizmi ishin me doreshtrenguar, ose i konsideronin pasuritë e tyre si më pak të ngjarë për t’i ndare me te tjeret.

Studimi u përqendrua në dhuratat e blera për një person tjetër. Narcisistët ishin të prirur për të treguar më shumë interes në produkte ekskluzive, gjë që tregon se narcisistët duan që njerëzit rreth tyre të jenë të veçantë, siç janë vetë ata. Analiza të mëtejshme gjithashtu treguan se prapa dhënies së një dhurata nga një narcisist, qëndronte edhe motivi për të manipuluar të tjerët.

Autorët e studimit thonë se personi narcisist kërkon të nxjerrë në pah veten dhe një mënyrë për t’a bërë këtë është duke blerë produkte, si për arsye simbolike edhe materiale.

Autorët e studimit thonë se, siç pritej, konsumatorët narcisistë tregojnë një preferencë për produktet që korrespondojnë me pikëpamjet ose veten e tyre, dhe se pak priren për të vlerësuar në mënyrë kritike produktet që blejnë. Studime të tilla ndihmojë për të hedhur dritë mbi rëndësinë e vlerës simbolike të vendimeve të blerjes. Dhe për personat narcisistë, vlera e këtyre vendimeve duket se ia kalon edhe vetë vlerës praktike të mallit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2012
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31