A mund të parashikohet jetëgjatësia?

E Premte, 21 Dhjetor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Njerëzit shpesh pyesin veten se sa gjatë do të jetojnë.

Tani një profesor i universitetit të Kembrixhit ka dalë me një mënyrë të re jo të zakonëshme për të matur gjatësinë e jetës. Ai nuk pretendon se teoria e tij është shkencore – por është praktike.

Në një shkrim botuar në revistën mjekësore britanike “BMJ”, profesori i Kembrixhit përdor shprehjen ‘mikrolife’ – ‘mikrojetë’, e cila sipas tij, është e barabartë me 30 minuta jetë. Personi humbet një ‘mikrojetë’ ose 30 minuta jetëgjatësi sa herë që:

– tymos një cigare
– pi më shumë se 1 gotë alkohol
– shikon 2 orë televizion
– ha një hamburger.

Personi mund të fitojë një ‘mikrojetë’ nëse:

– ushtrohet fizikisht
– pi më pak alkohol
– ha fruta e perime
– merr barna statin që kontrollojnë kolesterolin.

Autori thotë se koncepti i tij mund të shpjegohet si ‘shpejtësi e jetës’. Për shembull, duke pirë 20 cigare në ditë (minus 10 mikrojetë) personi jeton shpejtë — 29 orë në ditë në vend të 24 orëve – pra jeton shpejtë dhe shkurt.

Autori e pranon se sistemi i tij nuk është studim shkencor dhe nuk provon apo demonstron ndonjë gjë. Megjithatë, njeriu nuk ka nevojë për studim të arrijë në përfundimin se në përgjithësi njerëzve nuk u pëlqen të plaken shpejtë, dhe se kjo mënyrë e matjes së gjatësisë së jetës mund të ketë vlerë edhe për punonjësit e shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2012
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31