Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Infeksionet e veshit janë ndër sëmundjet më të shpeshta të fëmijëve. Pothuajse gjysma e recetave të përshkruara për fëmijët janë për infeksionet e veshit.
Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që numri i recetave të tilla të pakësohet – ajo sapo ka publikuar udhëzime të reja të rrepta për diagnostikimin dhe trajtimin e infeksioneve të veshit.
Akademia e Pediatrisë thotë se antibiotikët duhet të jepen:
– Për infeksione të rënda të veshit për fëmijët 6 muaj e sipër
– Kur dhimbjet në vesh janë të moderuara ose të rënda
– Kur këto dhimbje zgjasin të paktën 48 orë (ose)
– Kur dhimbjet e veshit shoqërohen nga një temperaturë 39 gradë Celsius = 102,2 gradë Fahreneit ose më e lartë. (Konvertim i temperaturave, klik këtu)
– Pritje e kujdesshme këshillohet për rastet më pak të rënda
Nëse gjendja e fëmijës me dhimbje në vesh nuk përmirësohet ose përkeqësohet brenda 48 orëve deri në 72 orë, atëherë këshillohet përdorimi i antibiotikëve.
Një përjashtim – fëmijët e moshave 6 muaj deri në 23 muaj me të dy veshët e infektuar duhet të trajtohen me antibiotikë.