Mishi i përpunuar, kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare

E Shtunë, 09 Mars 2013
3 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

meatNjë studim botuar në revistën mjekësore BMC tregon një lidhje mes ngrënies së mishit të përpunuar dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Një nga vështirësitë në matjen e pasojës së të ngrënit mish në shëndet, është efekti i ngatërruar i stilit të jetesës. Shpesh vegjetarianët kanë një stil jetesë më të shëndetshëm në krahasim me popullatën e përgjithshme; ata janë më pak të prirur për të pirë duhan, janë më pak mbipeshë, dhe kanë më shumë gjasa të jenë fizikisht aktivë. Vetëm brenda një studimi shumë të gjërë, mundet që pasojat e ngrënies së mishit dhe mishit të përpunuar të ndahen nga zgjedhja e stilit të jetesës.

Në studim u përfshinë rreth 500 mijë persona nga 10 vende të Evropë. Rezultatet treguan se në përgjithësi një dietë me shumë mish të përpunuar shtonte mundësitë për prekje nga shumë sëmundje. Burrat dhe gratë që hanin mish të përpunuar, zakonisht përdornin më pak fruta e perime dhe kishin më shumë gjasa për të pirë duhan. Meshkujt të cilët hanin shumë mish ishin të prirur për të konsumuar shumë alkohol.

Rreziku për vdekje të parakohshme u rrit me sasinë e mishit të përpunuara që një person konsumonte. Por një sasi e vogël mishi të kuq duket të jetë e dobishme për shkak se mishi është burim i rëndësishëm vlerash ushqimore dhe vitaminave.

Shkencëtarë nga Universiteti i Zyrihut, që udhëhoqën studimin thonë se rreziqet e vdekjes së parakohëshme nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare rriten edhe me shtimin e sasisë së ngrënies së mishit të përpunuar. Studimi vlerëson se 3% e vdekjeve të parakohshme çdo vit mund të parandalohen nëse njerëzit hanë më pak se 20 gram mish të përpunuar në ditë.

3 responses to “Mishi i përpunuar, kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare”

  1. haki cenaj says:

    Mundet te jet shum e vertete,por une shikoj veten time une konsumoj shum mish te fresket,fruta pak duhanin e pe pi alcoohhol perdori dhe fizikun e kam shum te mire dhe nuk ja mbi peshe

  2. rinstinkt says:

    Zoti Lulushi, përshëndetje!

    Nuk e di nëse artikujt dhe shkrimet e botuara këtu thjesht i përktheni, i përshtatni apo i hartoni vetë, gjithsesi unë kam një kritikë të vogël, jo ndaj jush – aspak, më të kundërt e vlerësoj jashtëmase punën tuaj, jo vetëm të këtushme – por ndaj përqasjes mbi dietën.

    Është e vërtetë çka thuhet mbi mishin e kuq. Në fakt mishi i kuq i përpunuar, ngaqë është i përpunuar ka nitrite, për ta konservuar më gjatë. Ai i freskëti jo, natyrisht. Nitritet futen me përkufizim tek xenobiotikët, pra substanca jo-afine, jo të afërta kimikisht me përbërjet organike normale të turpit të njeriut, kjo në kuptimin evolutiv. Xenobiotikët, të në fakt konsiderohen helme, përpunohen nga mëlçia, veshka apo organe të tjera purifikuese për t’i ekskretuar nga trupi. Gjithsesi kjo ndonjëherë është e pamjaftueshme. Pasojat kuptohen. S’ka kurrsesi vend për alarm. Tymi i duhanit po ashtu është një helm, alkoli, sikundër ilaçet etj, por për këto nuk e çan njeri kokën. 🙂

    Përtej xenobiotikëve ka edhe studime të tjera, të kohëve të fundit, që tregojnë për rritjen e probabilitetit të kancerit të kolonit tek popullatat që konsumojnë shumë mish të kuq -nuk e mbaj mend sasinë e saktë. Por nga eksperienca personale di psh që një familje mesatere shqiptare konsumon shumë shumë mish të kuq. Normalja është një ose max dy herë në javë. Flitete për mishin e kuq, jo mishin në përgjithësi. Pra më shumë peshk, apo mish të “bardhë” në vend të zakonit të mishit të kuq.

    Tani, problemi im i vogël, lind tek reklamimi i vegjetarianizmit dhe më keq akoma veganizmit. Të kuptohemi, po shfrytëzoj hapsirën për të lënë një mesazh për të gjithë… Nëse konsumi i tepërt i mishit të kuq bën dëm, ngrënia e vetëm barërave, si vegjetariantë e veganët, të sjell vdekjen. Duhet stimuluar ngrënia e më shumë frtuave e perimeve, por jo vetëm atyre….Nuk po rri këtu që sqaroj dëmet dhe mungesat në lëndë ushqyese, as shtysat ideologjike për adoptimin e një diete të tillë, pra vetëm bar-ngrënëse.

    Pra, idealja është dieta e balancuar, pa eksese, as nga njëri as nga tjetri kah.

    Me respekt,

    • astritlulushi says:

      Rinstinkt, ju falemnderit!
      artikujt janë përmbledhje të studimeve mjekësore e shkencore ndërkombëtare, të sjella me fjalët e mija.
      Ju gjithashtu keni të drejtë, dieta më e mirë është dieta e balancuar – dhe jo vetëm dieta.

      Respekte.
      Astriti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2013
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031