Truri dhe alkooli

E Diel, 10 Mars 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brainNjë studim i ri sugjeron se truri i alkoolikëve i përshtatet pijes duke kthyer alkoolin në burim energjie. Megjithatë, truri bëhet i varur në këtë lloj energjie dhe personi e ka më të vështirë për të lënë pijen.

Pas konsumimit të alkoolit, mëlçia fillon me shpejtësi konvertimin e etanolit të alkoolit në acetat, një kimikat që zakonisht gjendet në uthull. Acetati pastaj qarkullon nëpërmjet gjakut në të gjithë trupin. Nivele të larta acetatesh shkaktojnë pezmatim të mëlçisë ku alkooli zbërthehet. Sipas studimit, ekzpozimi i organizmit për një kohë të gjatë ndaj acetatit e dëmton trurin në periudhë afatgjatë – edhe pse nxit metabolizmin. Metabolizëm është proces transformimesh kimikë brenda qelizave që ndihmon rritjen, riprodhimin dhe ruajtjen e strukturave të organizmave dhe për t’iu përgjigjur mjedisit.

Konsumi i etanolit mund të shkaktojë rënie të shpejtë të nivelit të glukozës në gjak, dhe përderisa glukoza (sheqeri) është burimi kryesor i energjisë së qelizave të trupit, acetati kompenson nivelin e ulët të sheqerit dhe bëhet ushqim zevendësues për trurin dhe organe të tjera.

Një ekip i studiuesish pranë universitetit Yale (SHBA) zbuloi se pirja afat-gjatë dhe me tepri i alkoolit rrit metabolizmin dhe shpejtësinë e asimilimit të acetatit, çka do të thotë se alkoolikët mbështeten gjithnjë e më shumë në acetat për energji. Studimi u botua në numrin e fundit të Revistës Clinical Investigation

Përveç rritjes së metabolizmit që vjen nga acetati, shkencëtarët zbuluan se zbërthimi i acetatit prodhon adenosinë, një kimikat që e bën të vështirë për personin të shkëputet nga ndikimi apo varësia e alkoolit.

Këto gjetje ishin befasuese, sepse shkencëtarët kryesisht mendojnë se glukoza është i vetmi burim i mundshëm i energjisë për trurin.

Në vazhdim të kërkimeve shkencëtarët shpresojnë të përcaktojnë nëse marrja e tabletave shtesë acetat dhe adenosin mund të lehtësojë simptomat e heqjes dorë nga pija për personat e alkoolizuar, si dhe të ndihmojë de-toksifikimin e një të dehuri. Ata mendojnë se acetati shtesë mund të pakësojë joshjen e trupit për t’a kthyer alkoolin në burim energjie.

One response to “Truri dhe alkooli”

  1. GRAMOZ says:

    Pirja e alkolit ne vazhdimesi ben alkolizimin e organizmit dhe truri eshte i nvarur nga alkoli ne fillim kuptojme sikur shtohen energjite metabolike por etanoli i alkolit zberthahet ne acetat ku fillon pezmatimi i malcise dhe ulja e fuksionit per alkolistetne vazhdimesi ku sjelle cregullime ne prodhimine leukociteve ose ruazat e bardhe dhe vjen nje periudhe qe ulen ne maksimun dhe sjell vdekjen nga pakesimi i leukociteve .krahas kesaj sjell uljen e glukozes ne gjak dhe proceset metabolike bien gradualisht dhe me von me pasoje..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Truri dhe alkooli

E Diel, 10 Mars 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brainNjë studim i ri sugjeron se truri i alkoolikëve i përshtatet pijes duke kthyer alkoolin në burim energjie. Megjithatë, truri bëhet i varur në këtë lloj energjie dhe personi e ka më të vështirë për të lënë pijen.

Read the rest of this entry »

One response to “Truri dhe alkooli”

  1. GRAMOZ says:

    Pirja e alkolit ne vazhdimesi ben alkolizimin e organizmit dhe truri eshte i nvarur nga alkoli ne fillim kuptojme sikur shtohen energjite metabolike por etanoli i alkolit zberthahet ne acetat ku fillon pezmatimi i malcise dhe ulja e fuksionit per alkolistetne vazhdimesi ku sjelle cregullime ne prodhimine leukociteve ose ruazat e bardhe dhe vjen nje periudhe qe ulen ne maksimun dhe sjell vdekjen nga pakesimi i leukociteve .krahas kesaj sjell uljen e glukozes ne gjak dhe proceset metabolike bien gradualisht dhe me von me pasoje..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2013
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031