Teknikë e re për zbulimin e kancerit pankreatik

E Premte, 29 Mars 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

BLOOD TESTKanceri pankreatik është një sëmundje tepër e rrezikshme. Më pak se 5 % e pacientëve jetojnë jo më shumë se 5 vjet pas diagnostikimit.

Zbulimi i hershëm i këtij kanceri mund të rrisë edhe shanset për mbijetesës. Por problemi është se zakonisht kanceri pankreatik nuk ka simptoma të hershme paralajmëruese dhe aktualisht nuk ekziston as ndonjë analizë për zbulimin e tij në fazën fillestare.

Tani një grup studiuesish japonezë kanë zhvilluar një teknikë të re shkencore që rrit shanset e zbulimit të kancerit në pankreas në fazë të herëshme duke përdorur një analizë gjaku, e cila mund të bëjë dallimin mes qelizave kanceroze dhe atyre normale.

Teknika e re, e quajtur “analiza metabolomik”, studion prodhimet metabolike të qelizave. Shkencëtarët zbuluan se qelizat e kancerit prodhojnë molekula dhe proteina në sasi të ndryshme me ato që prodhojnë qelizat normale. Nga 159 molekulat që morrën në shqyrtim, përfundimisht, shkencëtarët arritën të përcaktonin deri në 4 molekula që, të marra së bashku, treguan shenja të kancerit.

Modeli i ri matematikor rriti shanset e zbulimit të hershëm të kancerit pankreatik në katër prej pesë e pacientëve (78 %) që iu nënshtruan analizës së re. Kjo është një përmirësim në krahasim me analizën ekzistuese të gjakut, e cila mund të zbulojë vetëm 55% të kancereve.

Ekspertët thonë se analiza duket të jetë premtuese, por teknika është ende e re dhe nuk është gjerësisht në dispozicion në laboratoret spitalore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2013
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031