Aktorja Zeta Jones dhe çrregullimi bipolar

E Mërkurë, 01 Maj 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Catherine Zeta JonesLajmi është se gjysma e një çifti të fuqishëm në Hollywood është shtruar në spital për trajtim mendor. Aktorja Catherine Zeta Jones, bashkëshortja e yllit tjetër të kinematografisë amerikane, Michael Douglas, është shtruar në një klinikë për shkak të çrregullimit bipolar.

Catherine Zeta Jones është njohur për role të bukura, ndërsa përbrenda vetes luftonte me këtë sëmundje të zymtë.

Fituesja e çmimit Oscar, ka dy vjet qe vuan nga çrregullimi bipolar.

Dhjetorin e kaluar në një intervistë me rrjetin televiziv ABC, Zeta Jones tha:

“Sëmundja është çështje personale dhe jam përpjekur t’a mbaja të fshehtë, sepse njeriu nuk mund të dalë në publik e të thërrasë “Hej, unë vuaj nga çrregullimi bipolar”.

Por ndihmën e mjekëve ajo e ka kërkuar. Në vitin 2011 Zeta Jones u shtrua në të njëjtën klinikë ku u trajtua për 30 ditë.

Çrregullimi bi-polar është sëmundje mendore, për të cilën mjekët thonë se shkaktohet nga stresi i vazhdueshëm. Sëmundja karakterizohet nga depresioni dhe ndryshimi i shpejtë i humorit ose gjendjes shpirtërore.

Catherine Zeta Jones vuan nga çrregullimi bipolar 2, që thuhet se përfshinë gjendje depresive jo shumë të thellë por me periudha të gjata. Aktorja ka qenë tepër e zënë me promovimin e dy filmave të rinj. vetëm këtë vit, krahas veprimtarive si këngëtare e kërcimtare.

Edhe pse lodhja dhe stresi mund të jenë faktorë që Catherine Zeta Jones ndodhet në spital, mjekët thonë se gjithmonë ajo kishte planifikuar për t’u kthyer në klinikë për të vazhduar trajtimin – pas përfundit të një projekti artistik dhe para fillimit të një tjetri.

One response to “Aktorja Zeta Jones dhe çrregullimi bipolar”

  1. Thoma Note says:

    Edhe aktoret e Hollivudit, qenie njerezore jane; pra mund te semuren. Pse duhet te shqetesohemi kur semuret nje aktor apo politikan? Ka rrezik qe toka te dale nga orbita e saj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2013
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031