Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një paralajmërim ndaj barnave të zakonëshme kundër dhimbjeve dhe pezmatimeve që çdokush i merr një një kohë a një tjetër. Por në se merren në doza të larta, thotë studimi, ato mund të shkatojnë probleme në zemër.
Eshtë fjala për barna jo-steroidal kundër dhimbjeve – të njohur si NSAID – grup ku përfshihen;
– Aspirin
– Ibuprofen
– Naproxen
– Dhe një numër barnash me recetë kundër dhimbjeve dhe që miliona vetë i marrin ato çdo ditë.
Studimi i botuar në revistën “The Lancet” online mori në shqyrtim mbi 350 mijë persona dhe konstatoi se barnat NSAID të konsideruara së bashku thuajse dyfishojnë rrezikun e goditjes në zemër. Dhe ky rrezik ishte më i lartë për personat që vuanin nga sëmundje në zemër.
Por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm është i vogël dhe se ky rrezik rritet vetëm kur barnat NSAID merren në doza të larta. Ata thonë se pacientët duhet të këshillohen me mjekun e tyre në lidhje me këtë çështje.
Dihet se aspirina vepron kundër formimit të grimcave të gjakut – të cila mund shkaktojnë goditje në zemër – barnat e tjera në grupin NSAID nuk e kanë këtë veti të aspirinës.