28 maj 2014 – Maya Angelou, një nga poetët më të njohur të Amerikës dhe autore vdiq këtë ditë, këtë vit, 86 vjeç;
Pushtimi i parë i Ilirisë
Pranverë, më 229 pes – Romakët pushtojnë për here të parë Ilirinë, kur dy konsuj, Fulvus dhe Postimius, me ushtritë e tyre (njëri nga deti e tjetri nga toka) u dërguan për të ndëshkuar mbretëreshën Teuta
Lindi Naimi, poeti i mirëkuptimit
Më 25 maj 1846 – Në Frashër të Përmetit lindi Naim Frashëri poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës, pasurues i gjuhës shqipe – poet romantik, i këndoi dashurisë, natyrës, mallit më mirë se gjithkush tjetër – zëri më i ëmbël i mirëkuptimit mes bashkë-atdhetarëve […]
Bajroni kalon Dardanelet
Astrit Lulushi Më 3 maj 1810 – Lord Bajroni kaloi Hellespontin me not për 1 orë e 10 minuta. Hellesponti, sot Dardanele, ngushticë 1.3 deri 5 km e gjerë dhe 64 km e gjatë, midis Turqisë aziatike dhe evropiane, që lidh Detin Egje me detin Marmara.
Histori: Vatra tregon fuqinë e saj
Astrit Lulushi Më 2 maj 1919, Nikolas Kasavetes, sekretari i Bashkimit Pan Epirot të Amerikës, paraqet një dokument konfidencial pranë Konferencë së Paqes në Paris, duke kërkuar bashkimin e të gjithë Epirit të Veriut me Greqinë.