Në atë që duket si lëvizje pa shkak kundër mbijetesës, në kafshë, disa qeliza janë të destinuar të vdesin nga nxitja e një programi biologjik të njohur si apoptozë. Kjo sjell të kuptuarit e evolucionit të një molekule kyçe e quajtur “caspase-8”, nismëtare në vdekjen e qelizave, që është identifikuar për herë të parë tek njerëzit.
Studimi u botua në revistën Molecular Biology and Evolution. Duke kryer analiza më të hollësishme të proteinave Casp8, shkencëtarët zbuluan se aktiviteti Casp8 është shumë më i herëshëm, dhe është ruajtur gjatë gjithë evolucionit.
Pas kësaj, shkencëtarët ishin në gjendje ta zëvendësonin proteinën Casp8 tek gjitarët, duke shkaktuar të njëjtat rrugë vdekjeje qelizore.
Mënyra e vdekjes së qelizave dhe kush e shkakton atë është me rëndësi thelbësore për evolucionin e kafshëve – vdekja e qelizave ndodh për të eliminuar qelizat e panevojshme, jo-funksionale, të sëmura, ose të rrezikshme. Në gjitarë (njerëz), qeliza të tilla janë të ndryshme, duke sugjeruar se komunikimi qelizë-qelizë është i nevojshëm për këtë fenomen jetik.