Në Tokë shpërthejnë çdo ditë deri 20 vullkane. Por çfarë do të ndodhte nëse çdo vullkan në Tokë shpërthen njëkohësisht? A do të arrijë Toka, siç e njohim, të mbijetojë? Shkencëtarët thonë se shansi që çdo vullkan të shpërthejë njëherësh është aq i vogël sa thuajse i pamundur.
Por, çfarë nëse…?
Dy rreziqe të mëdha nga një kataklizëm vullkanik në mbarë botën janë hiri dhe gazet. (Ndërsa shpërthimet dhe vërshimet e llavës do të ishin vdekjeprurës për njerëzit që jetojnë afër vullkanit.)
Një shtresë e trashë hiri do të mbulonte Tokën krejtësisht duke bllokuar depërtimin e rrezeve të diellit. Planeti do të binte në errësirë të plotë, fotosinteza do të shkretohej, të lashtat do të shkatërroheshin, dhe temperaturat do të uleshin jashtëzakonisht – kjo do të mbizotëronte atmosferën për deri 10 vjet.
Shiu acid do të zhdukte çdo të mbjellë që i kishte mbijetuar mbulimit nga hiri. Gazet vullkanikë me përmbajtje acid klorhidrik, sulfide hidrogjeni dhe dioksid squfurit, do të shndërroheshin në shi acid kur të ngriheheshin lart në atmosferë. Pastaj ky shi do të ndotte ujrat burime nëntokësorë dhe sipërfaqe të oqeanit – koralet dhe krijesat detare do të vriteshin, zhdukja do të përfshinte peshqit dhe jetën tjetër në dete.
Është dokumentuar një lidhje e ngjashme mes acidifikimit të oqeaneve, zhdukjes në masë dhe përmbytjeve vullkanike. Për shembull, këto mega-vërshime kanë ndodhur 3 herë në historinë e Tokës; 252 milionë vjet më parë; 201 milionë vjet më parë; dhe 65 milionë vjet më parë.
Por çfarë mund të mbijetonte nga shpërthimi vdekjeprurës vullkanik?
Shkencëtarët thonë se kjo do të sillte epokën e ekstremofileve, organizma që tashmë jetojnë në mjedise jashtëzakonisht acidike
Edhe strategjia fanta-shkencë është gjithashtu e mundur: disa njerëzit do të jetonin në bunkerë të thellë nëntokësorë të ndërtuara nga qeveritë dhe të financuara nga mogulë të pasur, duke pritur derisa atmosfera të pastrohej – në këtë skenar, të vdekurit do të ishin njerëzit më me fat.