Planete të tjerë

E Mërkurë, 07 Janar 2015
Leave a comment

PLANETSQë jeta të zhvillohet në planetë të tjerë, këto planete kanë nevojë për ujë ose oqeane. Të dhënat gjeologjike tregojnë se oqeanet e Tokës kanë ekzistuar për gati gjithë historinë e botës sonë. Por a mund të jetë kjo e vërtetë për planetet e tjera? Studimi i ri sugjeron se përgjigja është po.

Kur njerëzit marrin në konsideratë nëse një planet është i banueshëm, ata mendojnë për distancën e tij nga ylli dhe temperaturën. Por ata gjithashtu duhet të mendojnë për oqeanet.

Edhe pse uji mbulon 70 për qind të sipërfaqes së Tokës, ai përbën një pjesë shumë të vogël të sipërfaqes së përgjithëshme të planetit. Toka është më së shumti shkëmb dhe hekur; vetëm rreth një e dhjeta është ujë.

Uji nuk është vetëm në sipërfaqe. Studimet kanë treguar se manteli i Tokës mban nën sipërfaqe sasi uji (disa oqeane së bashku) që kanë rrëshqitur nëntokë nga pllakat tektonike. Oqeanet e Tokës do të zhdukeshin për shkak të këtij procesi, në se uji nuk do të kthehej në sipërfaqe nëpërmjet vulkanizimit.

Shkencëtarët në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikë, përdorin stimulime kompjuterike për të parë nëse ky proces riciklimi zhvillohet edhe në planete të tjerë.

Interesant është fakti se planeti më i madh që është studiuar, oqeanet e tij nuk dolën në sipërfaqe për rreth një miliard vjet, për shkak të kores së trashë dhe litosferës së vonuar për fillimin e çlirimin vullkanik.

Pra, merr kohë për të zhvilluar proceset kimike, dhe ndryshimin e atmosferës së një planeti.

Kjo gjithashtu tregon se nëse evolucioni zhvillohet në një normë të ngjashme me atë në Tokë, atëherë për jetë komplekse duhet kërkuar në planete që janë gati një miliard a më shumë vjet më të vjetër se Toka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031