Këpucët e prodhuara në të ardhmen mund të fuqizohen nga një burim jo i zakonshëm energjie, që është vetë njeriu. Dhe mendoni se ç’mund të ndodhë….
Dy pajisje të reja brenda tabanit të këpucëve marrin energji nga lëvizjet ndërsa personi ecën. Pastaj energjia përdoret për të ushqyer sensorë dhe pajisje të tjera elektronike.
Kjo teknologji mund të përdoret një ditë për të krijuar pajise që kurrë nuk do të kenë nevojë për t’u lidhur me një rrjet apo ngarkues elektrik, sipas shkencëtarëve në Gjermani që po e zhvillojnë atë.
Të dyja pajisjet bazohen në parimin e ushqyesit elektromagnetik, i tha revistës Live Science, Klevis Ylli, pranë insitutit Hahn-Schickard-Gesellschaft për Teknologji Informatike. Klevis Ylli po kryen një mbrojtje të doktoraturës në Gjermani, dhe është autor i studimit.
Në të ardhmen, një organizëm i ngjashëm mund të përdoret për transmetimin e të dhënave nga një këpucëve në smartphone ose tabletë. Një këpucë e zgjuar e tillë gjithashtu do të funksiononte në palestër për monitorimin e hapave, distancës dhe shpejtësisë.