Meditimi dhe Feja

E Premte, 23 Janar 2015
Leave a comment

MeditationMeditimi është praktikuar për disa mijëra vjet, dhe në të gjitha fetë e mëdha. Por ç’është meditimi? Çfarë roli luan ai në kultura të ndryshme? Dhe si është praktikuar në pjesë të ndryshme të botës? Këto pyetje shqyrtoi një studim nga shkencëtarë të universitetit të Oslos në Norvegji.

Historikisht, praktika të meditimit kanë qenë shumë më të ndryshme se ç’njihen aktualisht. Acem, Zen dhe Mendimi janë vetëm maja e ajsbergut. Pastaj ekzistojnë teknika të ndryshme në Hinduizëm, Budizëm dhe Taoizëm; ka meditim në Judaizëm, Krishtërim dhe Islam.

Një ndarje e përafërt mund të bëhet mes traditave të meditimit perëndimor dhe aziatik. Ndërsa forma perëndimore e meditimit ka qenë tradicionalisht në përmbajtje, në Azi meditimi përqëndrohet në teknikë.

Një shembull tipike i formës në përmbajtje është recitimi i lutjeve ose shkrimit të shenjtë. Ka forma të ngjashme meditimi në traditën aziatike, që mund të bazohen në  recitime, por me prirje për të përfshirë tinguj pa përmbajtje. Format teknike të meditimi përqëndrohen në teknikat e frymëmarrjes, vemendje dhe lëvizje – si Yoga.

Një nga arsyet për dallimet midis meditimit aziatik dhe perëndimor është se fetë perëndimore vënë theksin më shumë në një marrëdhënie personale me Perëndinë. Kjo marrëdhënie nuk është aq e rëndësishme në meditim aziatik.

Askush nuk e di kur lindi meditimi. Në burimet indiane, meditim është përshkruar që në vitet 600 para erës sonë. Disa qindra vjet më pas meditimi u përhap në Perëndim dhe Kinë.

Tradicionalisht, meditimi është i lidhur fort me fenë, por sot praktikohet pa një qëllim fetar, megjithëse fjala ‘meditim’ vjen nga krishterimi.

Në katolicizëm ka një numër traditash medituese, po ashtu edhe në judaizmin, si Kabbala. Meditimi është gjithashtu i përhapur në Islamizëm, dhe në sufizëm. Por nuk luan ndonjë rol të dukshëm në Protestantizëm.

Martin Luther e ka përdorur termin ‘meditim’, por kryesisht për të përshkruar një formë mendimi.

Tradicionalisht meditimi ka pasur pozitë të fortë në fe të tilla si Budizmi, Taoism dhe Hinduizmi sesa  në fetë perëndimore. Në budizëm meditim është një simbol i fesë – Buda pothuajse gjithmonë paraqitet në qëndrim ulur duke medituar.

Praktikat e meditimit perëndimorë kanë ndryshuar shumë që nga vitet 1960, duke dalë jashtë kontekstit të tyre origjinal fetar. Praktikat aziatike përqëndrohen në teknikat e mendimit dhe janë gjithnjë e më të zakonshme. Njëkohësisht, meditimi është bërë më i përhapur në Perëndim. Fakti që meditimi nuk është i lidhur domosdoshmërisht me fenë e ka bërë më të lehtë për njerëzit për ta praktikuar atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031