Gjatë zhdukjes masive më të keqe në historinë e Tokës, shiu acid ra si lëng limoni, thonë kërkimet e fundit, botuar në revistën Geology.
Zhdukja, rreth 250 milion vjet më parë, ishte vdekja më ekstreme në historinë e Tokës. Katastrofa vrau më shumë se 95 për qind të specieve.
Studiuesit zbuluan se raportet e acidit vanillik, gjetur në shkëmbinj, tregojnë se niveli i aciditetit të tokës mund të ketë qenë i afërt me atë të uthullës ose lëngut të limonit.
Niveli i aciditetit lë të kuptohet se përpara ndodhën shpërthimet vullkanike, duke çliruan gazra që çuan në nxitjen intensive të shiut acid. Kjo shkaktoi zhdukjen e bimëve në tokë, uri e vdekje.
Me zbulimet e reja, shkencëtarët e shohin këtë ngjarje si një skenë krimi me shenja kimike të armës për vrasje, shiut acid.
Studiuesit morën mostrat e shkëmbinjve në grykën Butterloch, në Itali. Ata hetuan fosile detare që ishin gati 252 milionë vjet të vjetra, të mbetura në faqen e shkëmbinjve pranë fshatit Vigo Meano në Alpet e Italisë veriore. Këta shkëmbinj kanë shfaqur koleksionin më të ndryshëm të përbërjeve organike të asaj periudhe.
Gjetjet sugjerojnë gjithashtu se acidifikimi i tokës ka ndodhur jo njëherësh, por me pulse të përsëritura të shiut acid.
Hapi i ardhshëm do të jetë kryerja e studimeve të ngjashëm në shkëmbinj nga e gjithë bota për të konfirmuar shkallën globale të aciditetit pas shkatërrimit. Por gjetja e shkëmbinjëve të tjerë të ruajtur mirë organikisht mund të jetë një sfidë.