Si marrëdhëniet njerëzore – rrugë me dy kalime – edhe me qelizat, numri i tyre në trup, rreth 100 trilionë – duhen të paktën dy partnerë që të ndodhë lidhja (fusioni).
Një artikull në revistën biologjike Cell thotë se, studiuesit kanë zbuluar se ndërsa një qelizë sulmon, qeliza tjetër pranuese luan rolin e saj nëpërmjet një proteine të rëndësishme strukturore që i përgjigjet presionit mbi membranën qelizore. Studimi hedh dritë mbi një proces të rëndësishëm për formimin a rigjenerimin e muskujve, si dhe fekondimin, dhe sistemin imunitar
Është ditur se në procesin e lidhjes së qelizave, njëra sulmon, por nuk dihej se si vepronte qeliza tjetër. Studimi thotë se qeliza tjetër vihet në mbrojtje. Lidhja mes qelizave është vendimtare për ngjizje dhe zhvillim të organizmave të ndërlikuar, dhe mendohet të jetë një proces simetrik, ku dy qelizat kontribuojnë në mënyrë të barabartë.
Por mbetet shumë për të mësuar rreth këtij procesi. Shkencëtarët kanë plan të shqyrtojë se si presioni i njërës qelizë përcillet nga membrana brenda qelizës tjetër, si dhe në ç’mënyrë proteinat në membranë lehtësojnë këtë ndërfusion.