Hipnotizmi ose hipnoza ka një histori të gjatë. Hipnoza ndodh kur personi është në gjendje shumë të qetë dhe njëkohësisht jashtë apo mbi realitetin. Hipnoza ndryshon shumë nga gjumi.
Hipnoza ka ekzistuar për mijëra vjet. Babilonasit e lashtë kishin një qasje praktike për shërim, duke përsëritur këshillat për të sëmurin. Priftërinjtë egjiptianë përdornin teknika të hipnozës, ndërsa grekët e lashtë kishin një kult hipnoze që lidhej me mjekësinë dhe shëndetin mendor. Hipnoza u ri-shfaq në vitet 1700 nga Memser, i cili e quajti atë ‘proces magnetik i kafshëve’.
Mënyrat e sotme të hipnozës janë të ndryshme, p.sh., përqëndrimi i syve dhe vmendjes në gishtat e dorës, imagjinimi i një drite të bardhë mbi kokë, apo shtrëngimi dhe lirimi i muskujve. Pastaj ekziston edhe bioplasticiteti, që i referohet aftësisë së mendjes për të ndryshuar ose shëruar trupin.
Po për lidhjet mes shkencës, trupit dhe shpirtit? Një teori që shpjegon ekzistencën e botëve thotë se universet ndodhen brenda njëri-tjetrit në mënyrë koncentrike, dhe universi ynë “flluskë” mund të ekzistojë brenda një flluske më të madhe dhe kështu me radhë.
Universi vepron si holograf, që i ngjan një sistemi kompleks kompjuterik; trupi dhe truri veprojnë si marrës dhe dhënës të informacionit prej këtij sistemi, dhe kur trupi njihet me veten, e pasqyron këtë njohje si inteligjencë ose Perëndi.