Gjuha e ujit të ftohtë
Ndërsa në ç’mënyrë kafshët evoluan për të lëvizur në tokë është e rëndësishme, shkencëtarët besojnë se edhe mënyra se si ato mësuan për të ngrënë është po aq e rëndësishme. Kafshët që jetojnë në ujë nuk kanë gjuhë, dhe studimi thotë se kafshët e para që dolën nga uji në tokë mund ta kenë përdorur ujin si gjuhë të improvizuar.
Yeti diskretitohet
Një studiues nga Muzeu Kombëtar Smithsonian i Historisë Natyrore në Washington, DC përgënjeshtron një studim të vitit 2014 duke thënë se ka zgjidhur misterin e Yetit. Duke krahasuar mostra të përdorura në studim, shkencëtari beson se flokët e Yetit mund të vijnë nga një specie e panjohur më parë që ka frymëzuar legjendën e Yetit (krijesa më e famëshme e kriptozoologjisë).
Darkë e pazakontë
Në darkën e 111-vjetore të klubit të eksploruesve në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore do të ketë një ushqim të veçantë: menuja përbëhet vetëm nga buburreca. Pjesmarrësit mendojnë se po hanë diçka të re, por ata do t’u bashkohen rreth 2 milionë njerëzve në botë që tashmë i konsumojnë rregullisht ato.
Soda dietë dhe barku i fryrë
Një studim i ri e lidh konsumin e rregullt të sodës dietë me një rritje tre-fish në yndyrë në pjesën e barkut. Studimi u shtohet provave se soda dietë ka efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut.
Zbulohet kështjella më e lashtë romake
Duke përdorur teknologji – skanera lazer – studiuesit kanë zbuluar atë që besojnë të jetë kështjella më i vjetër e njohur romake. Kështjella mund të jetë paraardhësja e qyteti Trieste dhe ku ushtria romake zmbrapsi piratët e lashtë.
Vezë të vjetra, gënjeshtra të reja
Një kompani fertiliteti pretendon se mund të rinojë vezët e një gruaje të moshuar. Kjo praktikë është mjaft e re dhe, ndërsa bazuar në një supozim logjik të zëvendësimit të Mitochondrias së moshuar, praktika aktuale mund të jetë e ndërlikuar dhe e paplotë.
Vende të lumtura
Nga 143 vendet e anketuara, 10 të parat janë në Amerikën Latine me Paraguajin në krye si vendi më i lumtur. Intervistat e 1000 njerëzve mbi moshën 15 vjeçare në secilin vend u fokusuan në emocione si gëzim, lumturi dhe respekt të ndjenjave. Nga 100 pikët e mundshme, Shqipëria fitoi 63 pikë, dhe del më pak e lumtur se Greqia me 67 dhe se Maqedonia me 64 pikë, por më e lumtur se Kosova me 58, dhe Serbia me 54 pikë.