Njeriu ndjen dhimbje kur burimet e saj lidhen me njëra-tjetrën. Kështu, lëvizja e një pjesë të trupit kundrejt një pjese tjetër, mund të ndryshojë dhimbjen – siç ndodh në rastin e kryqëzimit të gishtava
Studimi, i botuar në Current Biology, përdor një eksperimet i njohur si ‘iluzioni i djegies’, që ndodh kur temperaturë e ngrohtë-e ftohtë-e ngrohtë aplikohet në dorë, përkatësisht në gishtin tregues, gishtin e mesit dhe të unazës – dhimbja termale ndjehet, por në të vërtetë nuk përfshin ndonjë dëmtim të indeve.
Ky eksperimenti është i dobishëm në kuptimin shkencor të dhimbjes, pasi një stimul i kontrolluar përdoret për të aktivizuar në tru sistemet e dhimbjeve. Dhimbja prodhon ndjesi djegie për shkak të një ndërveprim tre-palësh midis rrugëve nervore, të cilat sinjalizojnë trurin për ngrohje, ftohje dhe dhimbje. Temperatura e ngrohtë në gishin e unazës dhe atë tregues bllokon aktivitetin e zonës së trurit duke mos dërguar ndjesi ftohjeje mbi gishtin e mesëm.
Ftohja normalisht pengon dhimbjen, kështu që pengimi i të dhënava nga stimuli i ftohtë prodhon një rritje të sinjaleve të dhimbjes. Është si dy minuset që bëjnë plus.
Ky ndërveprim bazohet në rregullimin hapësinor të gishtave; kur gishti i mesëm kalon nën gishtin tregues, ndjesia e djegies mbi gishtin e mesëm zvogëlohet.
Megjithatë, në qoftë se gishti tregues ftohet dhe gishti i unazës dhe ai i mesëm ngrohen, ndjesia e djegies rritet kur gishti i mesëm kalon mbi gishtin tregues.
Ndërveprime si këto mund të kontribuojnë në pakësimin dhimbjes. Shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet kronike. Por ato mund të manipulohen a pakësohen duke aplikuar stimuj shtesë. Dhe, ndryshimi i hapësirës së bashkëveprimit mund të ketë efekt mbi pjesë të trurit që formojnë shtresën bazë të çdo perceptimi.