Ndërsa njeriu moshohet, edhe përbërja fizike e trurit ndryshon. Këtu përfshihen ndryshime në përpunimin e materies gri, por edhe në lidhjet strukturore.
Neurologët kanë shfrytëzuar imazhe me rezonancë magnetike (MRI) për të matur këtë ndryshueshmëri.
Vitet e fundit, shkencëtarët kanë vërejtur se ndryshueshmëria në tru ndihmon aftësitë njohjëse, dhe sa më i madh ndryshimi, aq më mirë bëhet përpunimi i informacionit.
Megjithatë, lidhja mes ndryshueshmërisë dhe lidhjes strukturore të trurit nuk kuptohet mirë. Gjithashtu e panjohur është lidhja mes ndryshueshmërisë dhe performancës në detyra të tilla si kujtesa, arsyetimi, shpejtësia, fjalori, dhe njohuritë semantike.
Gjatë shqyrtimin të imazheve, neurologët vunë re se të moshuarit që kishin ndryshueshmërinë më të madhe në aktivitetin nervor dolën më mirë në testimin e aftësive të kujtesës.
Studimi është i rëndësishëm pasi shqyrton marrëdhëniet mes aktiviteve spontane të trurit dhe aftësive njohëse tek të moshuarit. Neurologët mendojnë se shtimi i ndryshueshmërisë në funksionin e trurit në disa rajone, mundëson përpunimin më të mirë të të dhënave, veçanërisht gjatë kujtesës dhe arsyetimit.