Një studiues thotë se ka deshifruar 10 fjalë nga një dorëshkrim në gjuhë të palexueshme deri sot.
Libri përmban 250 faqe të mbushura me shkrime në një alfabet të panjohur dhe vizatime që përshkruajnë një varg subjektesh si bimë mjekësore dhe simbole Zodiak. Teksti mesjetar u zbulua nga një tregtar librash antikë në vitin 1912, nga ka marrë emrin ‘Dorëshkrimi Voynich’.
Tani, një profesor gjuhe në Angli, thotë se ka deshifruar 14 shkronja të shkrimit dhe mund të lexojë një pjesë të fjalëve, si Dëllinjë, vendosur pranë vizatimit të bimës; dhe fjalën Dem, vendosur pranë ilustrimit të një grupi yjesh në konstelacionin Demi.
Teknika e përdorur është qasja historike që përdoret për të deshifruar hieroglifet egjiptiane dhe shkrime të tjera të lashta.
Manuskripti Voynich ruhet në bibliotekën e librave të rrallë në universitetin Yale; daton në shekullin XV, dhe besohet se është shkruar në Evropën Qendrore.
Dorëshkrimi është ende larg nga të qenit i kuptuar. Mendohet se libri është një traktat mbi natyrën, shkruar në një gjuhë që mund të jetë folur në një nga vendet e mesdheut.