Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Gjithkush e di se duhani shkakton probleme shëndetësore – por a ka gjasa që lënia e duhanit të shkaktojë sëmundje? Një studim bazuar mbi këtë argument tregon se ata që lënë duhanin fillimisht përballen me disa rreziqe. Studimi u krye nga shkencëtarë në universitetin Johns Hopkins dhe morri në shqyrtim më shumë se 10.000 njerëz me moshë mesatare. Gjatë studimit u konfirmuan dy fakte; ata që pinë duhan dhe ata që sapo e kanë lënë duhanin ishin në rrezik më të madh për t’u prekur nga diabetit i tipit 2.
Në krahasim me ata që kurrë nuk kanë tymosur ndonjëherë, duhanpirësit e tanishëm janë 31% më shumë në rrezik ndaj diabetit, por ata që sapo e kishin lënë duhanin rreziku ishte edhe më i madh – 73%.
Për të shpjeguar këtë, shkencëtarët spekullojnë se kur lihet duhani, personi shton në peshë dhe përkohësisht rrit gjasat për të zhvilluar diabet.
Por studimi tregoi se rreziku i diabetit tek ata pakësohet sa më shumë kohë kalon nga dita e lënies së duhanit.
Ekspertët pajtohen se kërcënim i duhanit ndaj shëndetit është aq i madh sa që është gjithmonë mirë për ta lënë atë. Njerëzit e shqetësuar për rritjen afat-shkurtër të rrezikut të diabetit, pas lënies së duhanit, duhet të kontrollojnë dietën e tyre, të shtojnë ushtrimet fizike, për të mos u bërë mbipeshë, si dhe të kontrollojnë rregullisht nivelin e sheqerit në gjak për t’i paraprirë rrezikut të diabetit.