Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ekspertë të Shendetesise thonë se mbipesha, tashmë një epidemi në Shtetet e Bashkuara, është në rritje edhe në shumë vende të botës. Sëmundjet e zemrës, diabeti, dhe kanceri janë të lidhura me mbipeshën. Per te gjitha keto, ekspertët këshillojnë dietë më të mirë dhe më shumë ushtrime fizike. Kjo po i shtynë disa njerëz të ndryshojnë zakonet e të ngrënit e duke u kthyer tek dietat e kohëve parahistorike. Avokati Robert Keeling thotë se kurrë nuk e ka ndjerë vetem më mirë falë ushtrimeve fizike dhe një diete të posaçme, si ajo që ka ngrënë njeriu 10 mijë vjet më parë, ose të paktëm kështu mendohet
Ekspertja Melody Feldman thotë se kjo dietë përmban vetëm ushqime natyrale; mish, arra, fara, fruta, perime, pa niseshte, pa sheqer, pa bulmet, pa fasule, duke shmangur cdo ushqim të rafinuar a te përpunuar.
Pas fizkulturës në palestër, Robert Keeling gatuan sipas kësaj recete të përgatitur me kujdes. Ai thotë se ka dy vjet që mban këtë dietë dhe ndjehet më mirë se kurrë më parë. Tani ai fle mirë, kurrë nuk sëmuret dhe as i shkon mendja për ushqime tunduese si pica e spageti.
Shumica e udhëzimeve për këtë dietë parahistorike është marrë nga libri Omega Diet, shkruar nga Artemis Simopolos. Ajo thotë se ADN-ja e njeriut në thelb nuk ka ndryshuar nga ajo e njeriut parahistorik. Megjithatë dietë e sotme është thellësisht e ndryshme. Artemisi është kundër dietës krejtësisht parahistorike, e cila nuk përfshin qumështin dhe drithrat. Ajo thotë se njerëzit kanë aftësinë për t’u përshtatur dhe kjo i shpëtuar nga zhdukja. Por Artemi Simopolos shton se sheqeri i tepërt, niseshteja, mishi i kuq dhe ushqimet e përpunuara në dietën moderne janë shqetësuese. Këto ushqime shkaktojnë mbipeshë, presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës dhe kancer. Dhe rekomandimet e saj janë; më shumë fruta, perime e peshk, dhe më pak sheqerna, yndyrë dhe kripë.