Planifikim për trajtim mjekësor në prag të vdekjes

E Martë, 30 Mars 2010
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët thonë se çdo njeri duhet të mendojë se çfarë lloj kujdesi mjekësor dëshiron të ketë kur jetës i afrohet fundi. Kjo nuk është ide e keqe, thotë një studim ku theksohet se  parapërgatitja për marrjen e vendimeve të vështira përmirëson cilësinë e jetës.  Një studim i shkencëtarëve në Australi thotë se planifikimi se çfarë duhet bërë kur jetës i afrohet fundi, përmirëson dukshëm kujdesin për pacientin, si dhe pakëson stresin e pjestarëve të familjes. Në studim u përfshinë rreth 300 pacientë mbi moshën 80 vjeçare që ishin shtruar në një spital të Melburnit nga gushti i viti 2007 deri në mars të vitit 2008. Autorët e studimit i vëzhguan këta pacientë për 6 muaj.

Pacientët e moshuar ishin në gjendje të diskutonin dhe të përcaktonin preferencat  mjekësore lidhur me kujdesin që donin të merrnin kur t’u afrohej vdekja.

Studimi arriti në përfundimin se  pacientët ndjeheshin më të qetë e të kënaqur kur dëshirat e tyre i kishin përcaktuar dhe dokumentuar, dhe gati për t’u zbatuar kur të vinte koha. Autorët e studimit gjithashtu vunë re një rënie të shkallës së stresit, ankthit e depresionit edhe mes familjarëve të këtyre pacientëve të cilët kishin planifikuar llojin e kujdesit që donin t’u jepej kur të ndodheshin në prag të vdekjes

One response to “Planifikim për trajtim mjekësor në prag të vdekjes”

  1. hamdiu says:

    Sejcili njeri duhet gjithesesi te mendoje per vdekjen.Do ju tregoj nje shembull si vdes shqiptari.Nje mengjes vere punetoret shkonin ne pune.Sejcili qe kalonte prane xha Sokolit icili ishte ulur ne oborrin e vet e pershendesnin me miremjesi dhe çka po bene ,ndersa ai ua kethente miremjes e çfarë po bëjë,po vdes o burrani.Dhe vertet ai vdiq po ate dite.Punetoret u kethyen nga puna per ta varrosur xha Sokolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031