Rekomandime të reja për gratë shtatzëna

E Premte, 27 Maj 2011
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kanë kaluar pothuasje 10 vjet nga dita kur Kongresi amerikan i mjekëve Obstretikë dhe Gjinekologë lëshoi rekomandimet e para për gratë shtazëna. Tani këto këshilla janë përditësuar.

Në vitin 2002, grate shtatzëna këshilloheshin për ushtrime të moderuar fizike për 30-minuta në ditë, për sa kohë që nuk kishin probleme lidhur me barrën.

Por në ushtrimet që cilësoheshin të “moderuara”, tani janë shtuar edhe ushtrimet aerobike, si dhe ngritje peshash të lehta për forcimin e muskujve.

Për forcimin e muskujve, gratë shtatzëna këshillohen që të përdorin pesha të lehta duke i përsëritur ushtrimet 8 deri në 10 herë për 1ose 2 seanca në javë. Sipas rekomandimeve, gjatë ushtrimeve të tilla ato duhet të shmangin rëndimin në pjesën e barkut, ndërsa për të mos penguar qarkullimin e gjakut, ato nuk duhet të ngrenë pesha gjatë qëndrimit shtrirë në kurriz. Gjithashtu ecjet e gjata duhet të shmangen pasi mund të shkaktojnë lëndime në zonën e legenit. Lidhur me ushtrimet-ecje aerobike, Kongresi amerikan i obstetrikëve dhe gjinekologëve rekomandon kryerjen e tyre për afro 11 orë në javë, ose notim, ose ngarje biçiklete për 5 orë në javë. Autorët e këtyre këshillave thonë se rreziku për nënën dhe fetusin janë të pakta në krahasim me të mirat nga ushtrimet e rregullta fizike. Por rekomandimi kryesor është se gratë shtatzëna gjithmonë duhet të veprojnë në varësi me gjendjen e tyre fizike; nëse ndjejnë lodhje apo stërmundim të muskujve, këshilla është që ushtrimet të pakësohen ose të bëhen më të rralla.

One response to “Rekomandime të reja për gratë shtatzëna”

  1. Denisa says:

    Kam vite qe punoj ne kete fushe.Risite jane teper interesante dhe mendoj qe jane ideuar sipas menyres se jeteses te brezit te ri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2011
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031