Kur mjeku refuzon pacientin

E Martë, 28 Gusht 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

I sëmuri ka të drejtë të zgjedhë mjekun e vet. Por a ka të drejtë mjeku të zgjedhë  pacientin –  të mos e pranojë atë?

Ida Davidson nga Worcester, Massachusets duket si shumë amerikanë – dhe e pranon  – është pak mbipeshë.

Ajo thotë se u habit shumë, kur mjeku i tha se nuk ishte e mirëseardhur – për shkak të peshës së saj trupore. Ida peshon rreth 100 kilogram.

Vëzhguesit thonë se ky është një rast i rrallë, por jo i paligjshëm – madje brenda etikës mjekësore.

Shoqata amerikane e mjekëve (AMA) thotë se mjekët mund të ushtrojnë lirinë në zgjedhjen e pacientit, njësoj si pacienti ka të drejtë të zgjedhë mjekun që do.

Vëzhguesit thonë se rasti në Worcester mund të jetë i izoluar. Por me kaq shumë amerikanët tani mbipeshë – që nuk kujdesen për veten – disa mjekë thonë se përpiqen të mbrojnë veten – reputacionin –  dhe të mos i pranojnë për vizitë pacientët që nuk zbatojnë këshillat e dhëna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2012
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031