Mbipesha dhe rikthimi i kancerit të gjirit

E Martë, 28 Gusht 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gratë mbipeshë përballen me rritjen e rrezikut për përsëritjen e kancerit të gjirit.

Ky lajm është një paralajmërim për ato gra që kanë mbijetuar kancerin e gjirit – por që janë mbi peshë.

Mbipesha duket se i jep kancerit të gjirit një shans të dytë. Këtë përfundim sjell një studimi në revistën “Cancer”.

Ka kohë që mbipesha është lidhur rritjen e rrezikut të rrezikut të kancerit të gjirit. Por tani të dhëna të reja tregojnë se edhe një mbipeshë e moderuar (jo shumë e madhe) lidhet me shtimin e rrezikut të rikthimit të kancerit të gjirit.

Sipas studimit, sado-pak mbi peshën normale sjell;

– Ndryshimet hormonale

– Rritje të estrogjenit (dhe)

– Pezmatim

Këta faktorë mund të shkaktojnë përhapjen e kancereve të gjirit dhe përsëritjen e tyre. Autorët e studimit thonë se rritja e Treguesit të Masës së Trupit (BMI) rrit ndjeshëm shanset për përsëritjen e kancerit dhe vdekjen prej tij, pavarësisht nga trajtimi agresiv.

Studimi tregoi se gratë që ishin mbipeshë në kohën e diagnostikimit me kancer të gjiri, kishin rreth 30 për qind rrezik më të madh të përspëritjes së sëmundjes dhe një rrezik gati 50 për qind më të lartë të vdekjes, se sa gratë me kancer në gji po rme peshë trupore normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2012
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031