Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Përpjekja e qytetit të Nju Jorkut për të kufizuar madhësinë e gotave me pije të ëmbëla u kthye në betejë gjyqësore.
Një studim i paraqitur në shoqatën amerikane të zemrës konstaton se pijet me sheqer mund të lidhet me vdekjen çdo vit të 180 mijë personave në mbarë botën.
Studimi fajëson pijet soda, pijet sportive dhe pijet me fruta për nxitjen e peshës trupore, të cilat autorët i lidhin me:
– 133 mijë vdekje nga diabeti
– 44 mijë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare
– 6 mijë vdekje nga kanceri.
– 25 mijë prej këtyre vdekjeve ndodhën në SHBA në vitin 2010.
Meksika kishte shkallën më të lartë të vdekjeve se çdo vend tjetër në botë, ndërsa Japonia kishte shkallën më të ulët të vdekjeve nga sëmundjet që studimi i lidh me pijet e ëmbëla.
Studimi u përqendrua mes të rriturve. Por një nga autorët e studimit thotë se më shumë punë është e nevojëshme për të gjetur se si pijet me sheqer ndikojnë edhe në shëndetin e fëmijëve.