Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Eshtë fjala për Edukatën Fizike. Dhe – sipas një studimi të ri – nxënësit nuk po e marrin sa duhet.
Vetëm rreth 50 për qind e nxënësve amerikanë marrin minimalen e rekomanduar të edukatës fizike që është 60 minuta aktivitet i përditshëm fizik në shkallë të moderuar.
Një raport i ri nga Instituti i Mjekësisë rekomandon që shkolla të ofrojë të paktën 50 për qind të kësaj kohe minimale për aktivitet fizik gjatë orëve të mësimit:
– 30 minuta në ditë në shkollat fillore
– 45 minuta në ditë në shkollat e mesme
– Krijimi i mundësive të tjera në dispozicion jashtë orarit shkollor për sport dhe aktivitete të tjera fizike.
Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë;
– Qeveria duhet të vendosë që lënda e Edukimit Fizik të bëhet një temë thelbësore akademike.
Autorët sugjerojnë se forma fizike përmirëson arritjet akademike dhe sugjerojnë që prirja e kohëve të fundit për të zevendësuar edukatën fizike me lexim dhe matematikë – duhet të ndalet.
One response to “Rekomandime ambicioze për ushtrime fizike”
bravo amerika,aktiviteti fizik vlen me pak se ilacet