Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Studiuesit thonë se pamja e jashtme, pa kremëra dhe operacione plastike, është tregues mjaft i mirë i moshës biologjike. Megjithatë, dieta e shëndetshëm, ushtrimet fizike, dhe mos pirja e duhanit janë mënyrat më të efektshme për shëndet të mirë e jetë të gjatë.
Njerëzit kudo në botë, bura e gra, përdorin kremra kundër rudhave dhe kirurgji plastike për t’u dukur të rinj para të tjerëve. Por natyra është vështirë të mashtrohet.
Studimi morri në shqyrtim mbi 2.000 binjakë të moshuar danezë dhe tregoi se ata që dukeshin më të rinj se mosha aktuale gëzonin shëndet më të mirë dhe jetonin më gjatë. Ata ishin më aktivë, më të fortë fizikisht dhe më inteligjentë.
Sipas studimit, njerëzit që dukeshin më të rinj sesa ishin në të vërtetë, jetonin më të gjatë – madje edhe mes binjakëve; ata që dukeshin më të vjetër në moshë kishin më shumë të ngjarë të vdisnin më herët sesa binjakët që dukeshin më të rinj.
Kur mjekët ekzaminuan ADN-në e pjesëmarrësve, ata gjetën një shpjegim biologjik: njerëzit të cilët duken më të rinj sesa mosha që kanë ka të ngjarë të kenë Telomere më të gjatë. Telomeres janë struktura në fund të kromozoneve që i mbrojnë ato nga dëmtimi. Telomeres shpesh krahasohen me pjesëzën plastike në fund të lidhëses së këpucëve që parandalon shthurrjen e lidhëses.
Në fund lind pyetja se ç’duhet bërë për të ruajtur një pamje rinore, ndërsa njeriu moshohet? Për këtë nuk ka përgjigje të prerë. Por ekspertët rekomandojnë se dieta e shëndetëshme, ushtrimet fizike, dhe mos pirja e duhanit janë mënyrat më të efektshme për shëndet të mirë e jetë të gjatë.
2 responses to “Njerëzit që duken më të rinj, jetojnë më gjatë”
jam shume dakort me rezultatin e studimit te bere por mendoj se ka te bej edhe me karakteristiken e cdo organizmi individual
e eeee ashtu eshte ….por ne nje shoqeri qe po shkon kunder instinkteve te cilat e kane ndihmuar te arrije aty ku eshte, eshte shume e veshtire qe t`i dallosh njerzit e shendetshem …☺☺☺