Teknologji, rritja e gjirit me qeliza embrionale

E Mërkurë, 20 Korrik 2011
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Jill Anderson po përgatitet për një operacion të rrallë plastik. Mjekët do të përdorin dhjam e yndyrna nga kofshët e saj për rritjen e gjinjëve të saj. Pra asgjë artificiale. Dhe pas operacionit, Jill shpreson se do të ndjehet “natyrale dhe e bukur njëkohësisht”. Doktor Bart Rademaker i kirurgjisë plastike thotë se Jill Anderson është një nga të parat në Tampa të Floridës që do të propvojë këtë teknologji e zhvilluar nga firma Cytori. Me anë të teknikës së re, mjekët janë në gjendje të veçojnë qelizat embrionale nga dhjami dhe yndyrnat në kofshët e saj. Procedura zgjat rreth 3 orë. Mjekët veçojnë rreth 100 milionë qeliza embrionale nga dhjami dhe yndyrnat e pacientes dhe i transplantojnë ato në të dy gjinjtë e saj. Për pacienten, fakti që rritja e gjirit në këtë rast kryhet me material natyral nga vetë trupi i saj, e bënë atë të mos e shohë këtë rritje si artificiale. Ndërsa për mjekësinë, ky rast është zhvillim, inovacion që hap rrugën për “çudira” të reja.

One response to “Teknologji, rritja e gjirit me qeliza embrionale”

  1. rezi says:

    Pershendetje doja tju pyesja ky lloj operacioni zhvillohet edhe tek ne ne Shqiperi?….do doja dhe nje inf me shume rreth keti operacioni,,,a ka efekte anesore,,,garancia qe jepet,,,,sa mund te kushtoje etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2011
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031