Një dietë e shëndetshme mund të jetë e shtrenjtë

E Shtunë, 13 Gusht 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kohët e fundit qeveria amerikane botoi këshillat për një dietë të shëndetshme.

Por një studim i ri tregon se zbatim i këtyre këshillave vjen me një çmim tepër të lartë. Ekspertët qeveritarë të shëndetit thonë se amerikanët duhet të hanë më shumë ushqime të pasura me;


1- Potasium ose Kalium (banane, kajsi të thata, pjepër, panxhar, fiq, lëng portokalli, nënprodhime qumështi, mish, etj.)

2-Fibër dietike (drithra dhe nëprodhimet e tyre, fasule, bizele, spinaq, misër i ëmbël, miell i pasitur, bukë e zezë, lakër e kuqe, karota, patate e pjekur, mollë, banane, portokall, etj)

3-Vitamin D (salmoni i egër i konservuar, vaj peshku, sardele të konservuara, e verdha e vezës, etj.)

4-Kalcium (bulmetra, perime të freskta, fruta, arra, ëmbëlsira, peshk, bukë gruri, etj)

Por studimi, botuar në revistën “Health Affairs”, zbulon se kjo listë ka të ngjarë të shtojë qindra dollarë shpenzime në buxhetin ushqimor të një personi ose familjeje.

Për shembull, studimi vlerëson se artikujt ushqimorë të pasur me kalium, janë të kushtueshëm dhe rrisin dukshëm shpenzimet vjetore për ushqime.

Autorët e studimit thonë se personat në studim, të cilët u përpoqën të zbatonin këshillat e qeverisë për një dietë të shëndetshme, shumë prej të ardhurave financiare ata i shpenzuan vetëm për ushqime.

Ndërsa personat që shpenzuan më pak, kishin marrë ushqime me përmbajtjen më të ulët të 4 vlerave ushqyesë që përfshihen në rekomandimet e qeverisë.

Studimi arrinë në përfundimin se qeveria duhet të ndihmojë më tepër, në mënyrë që më shumë amerikanë të jenë në gjendje financiare për të ndjekur këshillat që qeveria u jep për një dietë të shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2011
M T W T F S S
« Jul   Sep »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031