Barnat NSAID, rrezik për zemrën

E Shtunë, 01 Qershor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

nasaidNjë paralajmërim ndaj barnave të zakonëshme kundër dhimbjeve dhe pezmatimeve që çdokush i merr një një kohë a një tjetër. Por në se merren në doza të larta, thotë studimi, ato mund të shkatojnë probleme në zemër.

Eshtë fjala për barna jo-steroidal kundër dhimbjeve – të njohur si NSAID – grup ku përfshihen;

– Aspirin

– Ibuprofen

– Naproxen

– Dhe një numër barnash me recetë kundër dhimbjeve dhe që miliona vetë i marrin ato çdo ditë.

Studimi i botuar në revistën “The Lancet” online mori në shqyrtim mbi 350 mijë persona dhe konstatoi se barnat NSAID të konsideruara së bashku thuajse dyfishojnë rrezikun e goditjes në zemër. Dhe ky rrezik ishte më i lartë për personat që vuanin nga sëmundje në zemër.

Por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm është i vogël dhe se ky rrezik rritet vetëm kur barnat NSAID merren në doza të larta. Ata thonë se pacientët duhet të këshillohen me mjekun e tyre në lidhje me këtë çështje.

Dihet se aspirina vepron kundër formimit të grimcave të gjakut – të cila mund shkaktojnë goditje në zemër – barnat e tjera në grupin NSAID nuk e kanë këtë veti të aspirinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2013
M T W T F S S
« May   Jul »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930