Kafshët duken të lumtura, të paktën në sytë e njerëzve. Siç shkroi Wilt Witman në ‘Song of Myself’: Unë mund të jetoj me kafshët,/ Sa të qeta, e të lumtura janë/ Asnjë prej tyre e trishtueshme.
Shumë njerëz nuk janë të lumtur për çfarë dijnë ose për çfarë nuk dijnë. Injoranca është lumturi vetëm për sa kohë është injorancë; sapo njeriu mëson se është injorant ai pushtohet nga dëshira për të mos mbetur i tillë.
Dëshira për të mësuar, kur kupton se nuk di, është e parezistueshme – ka qenë tundimi original i njeriut. Por është dëshirë, siç thotë Shekspiri, që vetë-ushqehet, e pamundur të shuhet etja për dije, sa më shumë di aq më shumë kërkon të dish.
Por a janë të lumtur njerëzit sot me dijet që kanë, pa dëshiruar më? Apo sëmundja e dijeve të lehta, të lëkundëshme, është epidemike?